Juventusi vendos një rekord të ri, skuadra e pare që...

Juventusi vendos një rekord të ri, skuadra e pare që...

16:35, 18/10/2021

Edhe pse arriti një fitore minimale 1-0 ndaj Romës, Juventusi ka arritur një rekord të ri në “Serinë A”.

Sipas faqes së njohur të statistikave “OPTA Paolo”, Roma është skuadra e parë ku Juventusi ka korrur 10 suksese në Serinë A në stadiumin “Allianz”.

Një statistikë ku klubi bardhezi e ka bërë për herë të parë pikërisht ndaj skuadrës verdhekuqe nga kryeqyteti duke e pasur dhe si “viktimën” e preferuar në kampionat në shtëpi.

Pas këtij triumfi Juventusi renditet aktualisht në vendin e 7 në kuotën e 14 pikëve, ku ka korrur dhe suksesin e katërt radhazi në kampionat. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco