Plani i Real Madridit për të marrë Mohamed Salah

Plani i Real Madridit për të marrë Mohamed Salah

13:33, 18/10/2021

Mohamed Salah, objektiv kryesor i Realit të Madridit për merkaton e verës së ardhshme.

“Los Blancos”, sipas “The Sun”, kanë një plan gjenial për transferimin e “Faraonit” në “Bernabeu”: ofrimin e kartonit të Eden Hazardit dhe një shumë të konsiderueshme parash. 

Egjiptiani, i cili po kalon një formë të shkëlqyer, nuk po nënshkruan rinovimin e kontratës, që i skadon në qershor të vitit 2023.

Nga ana tjetër, belgu i Realit po rezulton zhgënjim total që kur mbërriti në kryeqytetin spanjoll në vitin 2019.

Topi tani është në fushën sulmuesit egjiptian, i cili nuk e pranon propozimin e “Anfield” për të fituar 400 000 euro në javë.

Salah kërkon më shumë se 30 milionë euro në vit, diçka që klubi anglez nuk është i gatshëm t’ia ofrojë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco