Zyrtarisht lojtar i Manchester United, Cristiano Ronaldo flet fjalët e para: Mezi pres të luaj në ‘Old Trafford’

Zyrtarisht lojtar i Manchester United, Cristiano Ronaldo flet fjalët e para: Mezi pres të luaj në ‘Old Trafford’

11:11, 31/08/2021

Cristiano Ronaldo është zyrtarisht lojtar i Manchester United. Sulmuesi portugez nënshkroi ditën e sotme kontratën me klubin anglez.

Ronaldo ka nënshkruar me Manchester United deri në vitin 2023 me opsionin për një vit tjetër. “Djajtë e Kuq” i paguan Juventusit 15 milionë euro për transferimin e CR7-tës, me tetë milionë euro përmes bonuesve.

Pas firmës në kontratë, Ronaldo foli fjalët e para si lojtar i United, ku u shpreh: “Manchester United është një klub që ka një vend të veçantë në zemrën time. Mezi pres të luaj në “Old Trafford” para një stadiumi të mbushur plot dhe të shoh sërish tifozët. Mezi pres të bashkohem me ekipin pas ndeshjeve ndërkombëtare dhe shpresoj për një sezon shumë të suksesshëm,” u shpreh Ronaldo.

Portugezi nisi karrierën tek Sporting, dhe nga viti 2003 deri në 2009 ishte një lojtar i Manchester United.

Pas aventurës tek United, Ronaldo u transferua tek Real Madrid, dhe që nga viti 2018  ishte pjesë e Juventusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco