Analiza/ 6 arsyet pse Joshua Kimish është fantastik

Analiza/ 6 arsyet pse Joshua Kimish është fantastik

19:51, 24/08/2021

Me rinovimin e Joshua Kimishit deri në vitin 2025, Bajerni nuk siguroi thjesht shërbimet e një mesfushori të rëndësishëm, por edhe të një lideri, luftëtari dhe kapitenit të ardhshëm të skuadrës. Klubi i Bajernit ka renditur 6 arsyet që e bëjnë numrin 6 lojtarin perfekt.

ROLET – Nuk ka asnjë pozicion në fushë që Kimish nuk mund ta mbulojë, ndoshta përveç vetëm atij të portierit. Ai vërtet është 1.77 m i gjatë, por luan si në qendër të mesfushës, ashtu edhe në mbrojtje dhe e bën me një efikasitet të frikshëm, edhe pse nuk është roli i tij natyral. UEFA e shpalli edhe mbrojtësin më të mirë në vitin 2020.

VAZHDIMËSIA – Triumfi në Champions në 2020 ishte suksesi i tij më i madh në karrierën e deritanishme me Bajernin. Ai dhuroi edhe asistin e golit të vetëm të finales për Komanin. Pasimet e fundit janë një nga cilësitë e tij dhe prej vitit 2017 ka regjistruar 64 asiste. Kimish ka siguruar 14 pasime për gol në secilin prej 4 sezoneve të fundit.

LIDERI LUFTARAK – Do ta dëgjosh gjithnjë zërin e Kimishit në fushë, si gjatë një ndeshjeje ashtu edhe në stërvitje. Në fushë është lideri që jep urdhra për shokët dhe ka një autoritet si pakkush. Simbol i grintës së tij është goli i fitores në finalen e Superkupës së sezonit të shkuar kundër Dortmundit, të cilin tifozët e Bajernit e votuan golin e sezonit. Ndërsa lojtarë të tjerë mund të ishin dorëzuar, vetëm prej natyrës së tij luftarake Bajerni arriti të shënonte.

I PAZËVENDËSUESHËM – Që kur u transferua në Mynih në 2015, ka regjistruar 264 ndeshje dhe ka fituar Bundesligën 6 herë. Vetëm Leva (283) dhe Myler (280) kanë luajtur më shumë se Joshua prej kësaj kohe. Prezent në fushë në 8% të ndeshjeve të Bajernit dhe do të kishte qenë më shumë nëse nuk do ta kishte penguar ai dëmtim në gju në fund të sezonit të shkuar. Megjithatë, ai ka regjistruar 11.960 minuta në 3 sezonet e fundit, më shumë se çdo lojtar tjetër i Bundesligës.

MAKINERI VRAPIMI – 841 km në 3 sezonet e fundit të Bundesligë, mbi 23 km me topin në këmbë. Sezonin e fundit kishte mesatarisht 102 prekje topi për 90 minuta në kampionat. Përpara tij vetëm Tapsoba i Leverkusenit (109).

ROL MODEL – Një zë i fortë në fushë, babai i dy fëmijëve merr përgjegjësi edhe jashtë saj. Bashkë me shokun e skuadrës, Leon Gorecka, themeloi organizatën kundër Koronës në 2020 për të luftuar pasojat e pandemisë. Ata dhuruan 1 milion euro dhe grumbulluan 5 në këmbim gjatë kësaj fushate. (Panorama Sport)

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco