Pedro bëhet lojtari i parë pas 50 vjetësh që kalon nga Roma tek Lazio

Pedro bëhet lojtari i parë pas 50 vjetësh që kalon nga Roma tek Lazio

08:44, 19/08/2021

Futbollisti spanjoll Pedro Rodriguez do të bëhet lojtari i parë pas gati 50 vjetësh që do të kalojë drejtpërdrejt nga Roma në radhët e rivalëve më të mëdhenj të qytetit, Lazio.

Pasi u bë e qartë se veterani spanjoll nuk është pjesë e planeve të Jose Mourinhos dhe as nuk u ftua në stërvitje në fazën përgatitore me pjesën tjetër të skuadrës, 34 vjeçari pritet të zgjidh kontratën me verdhekuqtë dhe si lojtar i lirë do të transferohet në pjesën tjetër të qytetit.

Palët e kanë arritur marrëveshjen midis tyre dhe Pedro pritet të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me Lazion, duke u bërë spanjolli i tretë në histori që kalon nga Roma në Lazio.

Sergio Petrelli bëri të njëjtën gjë në 1972, dhe Attilio Ferraris ishte i pari që vendosi të hidhte hapin më 1934.

Image

Deri më tani, Arne Selmosson është lojtari i vetëm që është transferuar nga Lazio në Romë më 1958.

Pedro kaloi nëntë sezone në Barcelonë, pastaj pesë tek Chelsea, dhe sezonin e kaluar mbërriti në Romë. Në sezonin e tij të vetëm në Romë, spanjolli shënoi gjashtë gola dhe dhuroi shtatë asiste në 40 ndeshje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco