Ky është formacioni i mundshëm i Kosovës në ndeshjen ndaj San Marinos (Dokument)

Ky është formacioni i mundshëm i Kosovës në ndeshjen ndaj San Marinos (Dokument)

14:59, 01/06/2021

Kosova sot zhvillon ndeshje miqësore me San Marinon, sfidë kjo që luhet nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë

Këtë herë trajneri Bernard Challandes ka ftuar shumë futbollistë të rinj, megjithatë ai ndeshjen pritet ta zhvillojë kryesisht me lojtarët që edhe më herët kishin bartur barrën kryesore.

Të vetmit që pritet ta nisin sfidën nga fillimi nga prurjet e reja janë Valmir Sulemjani i Hannoverit dhe Destan Bajselmani që po luan me sukses te Zwolle në kampionatin holandez. Sot pritet të debutoj edhe portieri Visar Bekaj i cili deri tash nuk e pati rastin.

Në pjesën e dytë pritet të ketë shumë ndryshime ndërsa Kosova pritet të startojë me këtë formacion që do ta shihni më poshtë:Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco