Tha se pasaportave diplomatike të futbollistëve u kishte mbaruar afati, gazetari

Tha se pasaportave diplomatike të futbollistëve u kishte mbaruar afati, gazetari "nxjerr blof' ministren Xhaçka

18:45, 01/04/2021

Pas kualifikimit në Europianin e 2016, të gjithë futbollistëve të kombëtares shqiptare iu dha për 10 vite pasaporta diplomatike nga qeveria, pasi jo vetëm ishin heronj, por edhe ambasadorët më të mirë të Shqipërisë, siç u quajtën atëherë.

Mirëpo, pa mbushur 5 vite nga ajo ditë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme vendosi që futbollistëve kuqezinj t’u hiqet pasaporta diplomatike.

Pak orë më parë, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka theksoi se vlefshmëria e tyre përfundon në qershor të këtij viti.

Por, diçka e tillë nuk qëndron, pasi pasaporta diplomatike e futbollistëve kuqezinj skadon me 22.06 2022.

Gazetari i njohur, Bledian Koka, ka publikuar në një postim në Facebook, pasaportën diplomatike e lojtarit të kombëtares shqiptare, Emir Lenjani, ku vihet re data e skadimit të këtij mjeti identifikimi.

“Rilindja, ky sekt batakçinjsh! Në një akt të rëndë dhe poshtërues, Ministria e Jashtme e drejtuar nga Olta Xhaçka ka firmosur tërheqjen e pasaportave diplomatike për heronjtë e Kombëtares që e çuan Shqipërinë në çatinë e futbollit europian. Kjo ishte një nga të paktat mirënjohje shtetërore që qeveria e Edi Ramës u rezervoi kuqezinjve tanë 5 vite më parë të cilën sot kërkon t’ua heqë.

Për të mbuluar të përgërat me hirin e justifikimit pa lavdi, Olta Xhaçka thotë se vendimi i firmosur nga sekretari i saj i përgjithshëm nuk është ashtu siç duket. Por, duke lexuar përgjigjen e MEPJ-së drejtuar FSHF-së rezulton se Ministra përveçse gënjen, edhe po shkel ligjin. Boll të shikosh pasaportën diplomatike të Ermir Lenjanit, se nxitimi për t’i poshtëruar heronjtë tanë kuqezi e tejkalon edhe ligjin.

Pasaporta e Lenjanit, diplomatike thotë se ajo skadon në vitin 2026, ndërsa shkresa e Ministrisë së Oltës që nuk fluturon me helikopter, urdhëron qartë që kuqezinjtë e kanë të vlefshme pasaportën deri në 30 qershor të këtij viti e më pas duhet t’i dorëzojnë ato. PS: Fundërrinat e Rilindjes drejt fundit pa lavdi”, shkruan gazetari Bledian Koka në statusin e tij në Facebook.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco