Lajme të mira për Interin/ Futbollistët shërohen nga Covid-19

Lajme të mira për Interin/ Futbollistët shërohen nga Covid-19

12:58, 01/04/2021

Interi ka marrë lajme të mira si nga ana financiare ashtu edhe ajo sportive.

Para ndeshjeve eliminatore të kombëtareve zikaltërit u goditën nga Covid-19 dhe tani nga 4 lojtarë të infektuar ka mbetur vetëm 1, që është Danilo D’Ambrosio. Ditë më parë ishte kapiteni Handanoviç e më pas Vecino që u shëruan ndërsa tani sipas klubit edhe Stefan De Vrij ka arritur ta mposhtë dhe të jetë negative në analiza. Edhe pse i sapo shëruar, mbrojtësi nuk do të jetë gati ndaj Bolognas në fundjavë por tre të tjerët e shëruar më parë do të zbresin në fushë.

Krahas koronavirusit, një tjetër lajm i mirë për Interin vjen edhe nga Suning, kompania kineze që zotëron aksionet e klubit dhe siç bëhet e ditur, pronari Steven Zhang do të marrë një financim nga një fond amerikan afro 240 mln Euro për të mbyllur normalisht vitin dhe përgatitjet për sezonin e ardhshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco