Eliminatoret ‘Katar 2022’/ Spanja nderohet në shtesë, Danimarka arrin fitoren më të thellë

Eliminatoret ‘Katar 2022’/ Spanja nderohet në shtesë, Danimarka arrin fitoren më të thellë

21:56, 28/03/2021

Fitore me përmbysje në frymën e fundit për Spanjën në transfertën ndaj Gjeorgjisë.

“La Roja” mori suksesin e parë në grupin B pasi triumfoi në Tblisi me rezultatin 1-2 falë një goli të realizuar nga 30 metra distancë nga Dani Olmo në minutën e 92-të, ndërkohë që në të 56-ën Ferran Torres kishte vendosur baraspeshën duke zhvlerësuar golin Kvaratkhskelia për gjeorgjianët. 

Me shumë titullarë të ulur në stol dhuroi spektakël Danimarka ndaj Moldavisë në Grupin F, duke fituar 8-0 në një ndeshje ku Dolberg dhe Damsgaard realizuan nga dy herë.

Kjo ishte fitorja e dytë në grup për Danimarkën, ashtu si edhe për Armeninë në Grupin J që mposhti 2-0 Islandën me golat e Barseghyan dhe Bayraman në pjesën e dytë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco