Nora Gjakova fiton medaljen e artë në Grand Slamin e Tbilisit

Nora Gjakova fiton medaljen e artë në Grand Slamin e Tbilisit

16:41, 26/03/2021

Nora Gjakova ka shkëlqyer në Grand Slamin e Tbilisit.

Xhudistja kosovare ka fituar medaljen e artë në evenimentin që po zhvillohet në Gjeorgji. Nora shkëlqeu në kategorinë deri në 57 kilogramë duke i fituar të gjitha ndeshjet.

Në xhiron e parë, Gjakova ishte e lirë, ndërsa në raundin e dytë e mundi me Ippon ukrainasen Mariia Skora.

Në ndeshjen e dytë garuesja kosovare e mposhti po ashtu me Ippon garuesen nga Austria, Sabrina Filzmoser. Ndërkohë, në çerekfinale Nora mundi serben Marica Perisic. Gjakova ishte e sigurt edhe në gjysmëfinale, ku ishte më e mirë se sllovenia Kaja Kajzer.

Në finale, 28 vjeçarja u tregua më e suksesshme se garuesja nga Gjeorgjia, Eteri Liparteliani, duke fituar kështu edhe pikë olimpike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco