Skandaloze: Media spanjolle injoron keq Kosovën

Skandaloze: Media spanjolle injoron keq Kosovën

13:27, 26/03/2021

Kosova ndodhet në Grupin B të eliminatoreve të Botërorit të vitit të ardhshëm, aty ku është edhe një vend që ende nuk e ka njohur pavarësinë e “Dardanëve”, Spanja.

Shkaqet janë të shumta, por ç’është më e rëndësishmja, ata nuk duan ta shohin Kosovën si shtet të vetëm.

Gjithsesi UEFA i detyron të luajnë ndaj përfaqësueses së shtetit të Kosovës dhe të jenë të detyruar të njohin “Dardanët” me të gjitha të drejtat e tyre.

Para pak javësh kishte probleme me mënyrën sesi pritej ta trajtonin Kosovën në ndeshjen në Spanjë dhe kur u duk se gjithçka u zgjidh, tashmë në skenë del një tjetër veprim injorues.

Një nga mediet më të mëdha sportive në Spanjë dhe Europë, “AS” në renditjen e Grupit B, ka vënë flamurin e Kosovës, por e ka lënë pa emër apo iniciale, ndryshe nga çka ndodhur me të tjerat.

Natyrisht ky veprim ka rënë në sy menjëherë dhe ka ngjallur reagimin e shumë shqiptarëve.

Nuk dihet nëse ky është një veprim i qëllimshëm, apo gabim teknik.

Ajo që ia vlen të shtojmë është se do apo s’do “AS” e Spanja, Kosova është shtet më vete dhe këtë nuk e mohon dot askush.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco