‘Jam i kënaqur vetëm me pjesën e parë’/ Reja: Ja si duhet të luajmë ndaj Anglisë

‘Jam i kënaqur vetëm me pjesën e parë’/ Reja: Ja si duhet të luajmë ndaj Anglisë

23:17, 25/03/2021

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, foli pas triumfit në Andorrë me rezultatin 0-1, në sfidën e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës. Në prononcimin për “Supersport”, tekniku italian u shpreh i kënaqur me 3 pikët e mara.

Sa i kënaqur je në tërësi?

Isha shumë i kënaqur në pjesën e parë se bëmë aksione të bukura, mund të konkretizonim që pjesën e parë. Në pjesën e dytë vuajtëm pak, na u deshën 15 minuta që të merrnim veten. Andorra është skuadër e vështirë, që të bën presing. Do të duhet të jemi të kënaqur me këto 3 pikë, në një moment të vështirë. Do isha i kënaqur me 2-0, por dhe 1-0 është mirë. Janë 3 pikë të rëndësishme. Duhet të shikojmë përpara me besim.

Do të vazhdojmë me këtë modul, apo do të shikojmë për alternativa të tjera?

Kemi luajtur me 5 lojtarë në fazën sulmues. Do të kërkoj të shfrytëzoj në maksimum këtë grup që kemi. Do t’i japim hapësirë dhe të rinjve, kalendari është i ngjeshur, duhet të përdor të paktën 20 lojtarë në këto 3 ndeshje. Mes tyre do të shohim nëse do të dalim elementë të rëndësishëm që mund të na japin një dorë në të ardhmen.

Manaj dhe Cikalleshi nuk arritën të rrezikojnë portën kundërshtare…

Ishte e vështirë për sulmin, nuk kishin hapësira, sepse ata ishim me 5 lojtarë mbrapa. Në këtë situatë duhet të kesh mesfushën shumë të fortë. U përpoqëm në krahun e majtë me Lenjanin dhe Memushaj. Më pak me Hysajn dhe Baren. Ishim më të pastër në të majtë, më pak të pisët nga ngrahu i djathtë. Ishim pak efektivë në fazën ofensive.

Është ndeshja e parë në fushën e vështirë, duhet të kënaqemi me pikë. Do të isha i kënaqur që të luanim 90 minuta ndaj Anglisë, siç luajtëm 45 minutat e para me Andorrën.

Gjuajtja e parë në portë në minutën e 26-të…

Nuk është hera e parë që Shqipëria luan kështu. Të gjitha skuadrat e tjera kanë pasur vështirësi në këtë fushë, është skuadër e fortë. Nëse do të kishim gjetur golin në minutat e para, do të ishte më e lehtë, do të hapeshin më shumë. Sigurisht që do të bëjmë më mirë, kjo nuk diskutohet. Broja bëri të vetmen gjuajtje me një aksion individual, është pak.

Lojtarët ruajtën energjitë për ndeshjen ndaj Anglisë?

Ndodhin edhe këto, sepse një lojtarë mund ta tërheqë këmbën. Të 3 mbrojtësit bënë një ndeshje shumë të mirë. Kur luhet çdo 3 ditë, edhe mund të kursehet diçka, sidomos kur ke Anglinë përballë. Në pjesën e dytë, ishte ndryshe qasja që patën lojtarët. Nuk do të thotë që je 1-0 dhe nuk duhet të shtysh përpara. Duhet të shtysh, për 90 minuta gjatë gjithë ndeshje”, u shpreh Reja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco