Shënoi golin e fitores ndaj Andorrës, flet Lenjani: Krenar që ndihmova shokët, shpresoj që të...

Shënoi golin e fitores ndaj Andorrës, flet Lenjani: Krenar që ndihmova shokët, shpresoj që të...

23:19, 25/03/2021

Ermir Lenjani ishte njeriu që i dhuroi fitoren Shqipërisë në ndeshjen ndaj Andorrës 1-0. Futbollisti prishtinali ishte autor i golit për kuqezinjtë. Në një prononcim pas ndeshjes, Lenjani u shpreh:

 “Gol pas 7 vitesh? U ndjeva shumë mirë. Jam krenar që ndihmova shokët e mi për të marrë fitoren. Nuk ishte lojë shumë e mirë. Duhet të analizojmë me kujdes se çfarë mund të bëjmë më mirë për ndeshjen me Anglinë. Shpresoj që të shkruajmë historinë!

Në këtë pozicion ndihem shumë mirë. Trajneri më dha besimin dhe u mundova të bëja sa më mirë dhe nuk më doli keq mendoj.”, tha Lenjani për “Supersport”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco