VIDEO/ Historia e patreguar, dita kur 3 vëllezërit Maradona luajtën me ekipin në Spanjë

VIDEO/ Historia e patreguar, dita kur 3 vëllezërit Maradona luajtën me ekipin në Spanjë

22:50, 25/03/2021 Në vjeshtën e vitit 1987, presidenti i Granada CF, Alfonso Suarez vendosi të bëjë një deklaratë të guximshme.

Granada kishte avancuar nga niveli i tretë në nivelin e dytë të futbollit spanjoll , por për Suarez kjo nuk ishte e mjaftueshme. Ai donte famë.

Në fund të viteve 80, ai gjeti mënyrën e duhur për ta arritur atë. Nënshkroi emrin më të famshëm në futboll: Maradona.

Diego kishte fituar Kupën e Botës një vit më parë dhe e kishte ndjekur atë me një kampionat vendas me Napolin. Ai ishte, atëherë, jashtë mundësive për një skuadër në Segunda Division në Spanjë.

Por kjo nuk e pengoi Suarez. Përveç Diegos, ai mori edhe vëllain e tij 6 vite më të vogël, Raul Maradona të njohur si Lalo.

Nënshkrimi, para së gjithash, ishte krijuar për të tërhequr vëmendjen. Por kishte shpresë se Lalo do të ishte në gjendje të prodhonte magji me topin në këmbët e tij.

Ai ishte 20 vjeç në atë kohë dhe kishte bërë një pjesë të vogël të paraqitjeve zëvendësuese për klubin e vjetër të Diegos, Boca Juniors, si dhe u paraqit për ekipin kombëtar të Argjentinës U-17 disa vjet më parë. Ai nuk kishte fizikun e fuqishëm të Diegos por raportet thonë se ai kishte një këmbë të majtë të mirë.

Ishte një lajm i madh për një klub relativisht të vogël. Ndeshja u caktua në nëntor. Bashkë me Lalo dhe Diego, do të bashkohej edhe vëllai i tyre Hugo. Vetëm 18 në atë kohë, Hugo po përpiqej gjithashtu të niste rrugën e tij në futboll dhe kishte nënshkruar me Ascoli në Serie B të Italisë.

Kundërshtarët që Granada vendosi ishin skuadra suedeze Malmo, e cila kishte fituar tre tituj radhazi në kampionatin Allsvenskan nën tutelën e Roy Hodgson.

"Ideja e mrekullueshme nga Granada për të më sjellë bashkë me vëllezërit e mi është një ëndërr që unë gjithmonë kam dashur ta realizoj", tha Diego për shtypin vendas. "Do të jetë hera e parë që të gjithë luajmë së bashku në një ndeshje zyrtare."

Sigurisht, ekzaltimi në qytet vështirë se mund të përmbahej. I gjithë klani i Maradonës ishte në qytet; mamaja, babai dhe motrat gjithashtu. Ata u pritën në aeroport nga një turmë njerëzish dhe fishekzjarre.

"Saga e Maradonas do të luajë në tërësinë e saj në Granada", lexohet në një titull gazete, "Alfredo Suarez e mban premtimin e tij: sot Diego Armando Maradona do të veshë fanellën e Granadës."

Ndeshja ndaj Malmo

Estadio Los Carmenes ishte e mbushur plot, vendasit u bllokuan në çdo cepnë përpjekje për të parë super yllin argjentinas të Napolit.

Në mënyrë të pazakontë, Diego nuk e veshi numrin 10, duke e lënë atë te vëllai i tij Lalo dhe duke marrë numrin 9 dhe shiritin e kapitenit për vete. Hugo, një lojtar më i thellë i mesfushës, mbeti me Nr.8. 

Pavarësisht nga prania e tyre si hyjni, ishte skuadra e Malmo-s e stërvitur mirë nga Hodgson që kaloi në epërsi në pjesën e parë.

Por vëllezërit Maradona nuk do ta linin epërsinë të qëndronte për shumë kohë. Diego mori një pasim në gjysmën fushën e Malmo, ia pasoi vëllait të tij Lalo i cili shënoi duke barazuar.

Malmo kaloi në epërsi përsëri në pjesën e dytë, por përsëri një  prej vëllezërve Maradona barazoi shifrat. Këtë herë ishte Diego me një goditje të lirë nga pak jashtë kuadratit.

Më në fund, Granada kaloi në avantazh duke fituar ndeshjen dhe Diego ishte i kënaqur që fitoi të vetmen lojë që do të luante - me dy vëllezërit në krah.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco