Kualifikueset e Botërorit/ Zhgënjen Spanja, Anglia, Gjermania dhe Italia bëjnë detyrën

Kualifikueset e Botërorit/ Zhgënjen Spanja, Anglia, Gjermania dhe Italia bëjnë detyrën

22:57, 25/03/2021

Kualifikueset për Kupën e Botës 2022 vijuan këtë të enjte në mbrëmje me disa prej kombëtareve kryesore, të tilla si Spanja, Anglia, Italia dhe Gjermani.

Gjermanët, të mësuar me fitoret në eliminatore, e kanë respektuar reputacionin e tyre. Panzerat mundën 3-0 Islandën në shtëpi.

Pas 7 minutash lojë, gjermanët shënuan dy herë në portën e islandezëve, falë golave ​​të Goretzka dhe Havertz. Gjermania e uli ritmin dhe pjesa e parë do të përfundonte me këtë rezultat. Ndërsa në të dytën, skuadra e Joachim Loë hipotekoi fitoren me golin  shënuar nga Gündogan.

Fitore arriti edhe Anglia (bën pjesë në një grup me Shqipërinë) që mposhti me rezultatin e thellë 5-0 San Marinon. Calvert-Leëin realizoi një dopietë, Sterling dhe Ëard-Proëse gjithashtu  shënuan nga një gol, ashtu si edhe Ëatkins. Ndërsa ndeshja tjetër e grupit tonë mes Hungarisë dhe Polonisë u mbyll në barazim 3-3.

Italia luftoi më shumë kundër Irlandës së Veriut, por në fund ia doli të triumfonte me rezultatin 2-0. Në një mbrëmje jo të shkëlqyeshme, azurrët megjithatë e gjetën shpejt golin e avantazhit, me anë të Berardit. Immobile dyfishoi shifrat, po transalpinët ndonjëherë vuanin në lojë.

Zgjënjeu Spanja. Iberikët u ndalën në barazim 1-1 me Greqinë.  Alvaro Morata shënoi golin e epërsië për spanjollët, por në pjesën e dytë grekët do të barazonin sfidën, falë golit të shënuar nga Bakasetas nga pika e bardhë e penalltisë.

Në takimet e tjera, bie në sy suksesi i Suedisë kundër Gjeorgjisë. Gjithashtu e veçantë në këtë takim ishte kthimi i madh i Zlatan Ibrahimovic, i cili dha asistin për Claesson në golin e suedezëve.

Rezultatet:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco