FIFA i hap probleme Bajramit, futbollisti humb ndeshjen ndaj Andorrës

FIFA i hap probleme Bajramit, futbollisti humb ndeshjen ndaj Andorrës

19:51, 25/03/2021

Nendim Bajrami ka humbur sfidën e sotme ndaj Andorrës, për shkak të problemeve burokratike. Mesfushori 22-vjeçar, mbahet ende “peng”, nga FIFA, teksa qeveria botërore e futbollit ende nuk ka pajisur lojtarin me lejen për të përfaqësuar Shqipërinë.

Bajrami nuk do të ketë mundësinë të zbresë në fushë mbrëmjen e sotme, teksa kjo gjë konfirmohet edhe nga faqja zyrtare e UEFA-s, që ka zbardhur formacioni dhe lojtarët e stolit, ku vihet re mungesa e 22 vjeçarit.

Shpresohet që ky problem të zgjidhet në sfidën e radhës ndaj Anglisë dhe mesfushori i Empolit të jetë gati për të debutuar ndaj “3 luanëve” .

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco