Para ndeshjes me Maqedoninë, Bernard Challandes merr një lajm të mirë

Para ndeshjes me Maqedoninë, Bernard Challandes merr një lajm të mirë

17:07, 24/09/2020

UEFA ka lejuar që të bëhen nga 5 zëvendësime për ndeshjet e Ligës së Kombeve

Ky është një lajm i mirë për Bernard Challandes dhe Kosovën pasi futbollistët nuk po kalojnë në një formë të mirë fizike dhe kështu trajneri mund të kryejë deri në 5 zëvendësime në një ndeshje.

Në tetor Kosova luan ndeshjen shumë të rëndësishme me Maqedoninë dhe më pas ka edhe dy përballje tjera kundër Greqisë dhe Sllovenisë.

Lojtarët e Kosovës fatkeqësisht nuk janë duke kaluar momente të mira, disa të lënduar e disa të tjerë nuk po aktivizohen shumë në klubet e tyre.

UEFA përveç Ligës së Kombeve ka marr vendim që nga 5 zëvendësime të lejohen edhe në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco