Mike Tyson do të votojë për herë të parë në jetën e tij në moshën 54 vjeçare.
Njoftimin e dha vetë ish kampioni i boksit me anë të një postimi në Twitter.
‘Kjo do të jetë hera ë parë që unë do të votoj- shkroi ai për të vazhduar më tej.
‘Unë kurrë nuk e kam menduar se mund ta bëj atë për shkak të precedentëve të mi penal. Jam krenar që më në fund ja arrita’.
Tyson ishte privuar nga e drejta e votës pasi në 1992 ai u dënua me gjashtë vjet burg ndër krimet të tjera ishe dhe ai për përdhunim.
Ai u lirua pas tre vitesh burg.
Në SH.B.A rreth 6 milion votues nuk ishin në gjendje të votonin në 2016 për shkak të të dhënave të tyre kriminale.
Tyson do të jetë në gjendje të votojë sepse shteti i tij,Nevada, ka nënshkruar një ligj që rikthen të drejtën e votës për të dënuarit pas daljes nga burgu deri në vitin 2019.
Tyson nuk përmendi preferencat e tij elektorale.
Sidoqoftë në zgjedhjet e vitit 2016 ai mbështeti presidentin aktual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump.
Trump dhe Tyson janë dy të njohur të vjetër.
Disa herë në vitet 1980, manjati i atëhershëm kishte promovuar ndeshjet e ish-kampionit të boksit.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: