Marcos Alonso në shënjestër të Interit?

Marcos Alonso në shënjestër të Interit?

13:55, 13/09/2020

Drejtuesit e klubit të Interit po mendojnë të bëjnë disa blerje në këtë merkato verore, në mënyrë që t’i ofrojnë Antonio Contes një ekip konkurrues për titullin kampion në sezonin e ardhshëm.

Sezonin e kaluar, zikaltërit dështuan me vetëm një pikë dhe sigurisht që këtë vit do të tentojnë fitimin e Serie-A.

Ndërsa, Arturo Vidal pritet të mbërrijë në ditët në vijim, Inter duket se po kërkon te Chelsea, ish-klubi i Conte, lojtar për të forcuar skuadrën.

Image

Në shënjestërën e klubit italian janë N'Golo Kante dhe Marcos Alonso të cilët kanë qenë nën urdhrat e trajnerit italian midis viteve 2016 dhe 2018 sipas Sky Sports Italia.

Emri i mesfushorit francez përflitet prej disa javësh për kalimin te Inter, ndërsa ai i spanjollit është disi befasues. Interi sapo ka transferuar Aleksandar Kolarov nga Roma, i cili tashmë i ka zënë vendin Ashley Young-ut në krahun e majtë të mbrojtjes.

Edhe, Alonso luan në krahun e majtë të mbrojtjes, por gjithashtu mund të luajnë në mesfushë dhe në qendër të mbrojtjes. Mbetet për t’u parë, pasi tek Inter rikthehet nga huazimi edhe mbrojtësi i majtë Dalbert.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco