Muriqi flet nga aeroporti i Stambollit: Unë zgjodha Lazion!

Muriqi flet nga aeroporti i Stambollit: Unë zgjodha Lazion!

13:28, 13/09/2020

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi është nisur nga aeroporti i Stambollit drejtë Romës për të finalizuar marrëveshjen me Lazion.

Muriqi pritet që nesër të kryej testet mjekësore te skuadra e Lazios si dhe të prezantohet.

Ai para nisjes për në Itali foli për transferimin te bardhekaltërit, ku tha se do t’i bashkohet klubit italian pasi ata e kërkuan me patjetër dhe se Lazio i përshtatet stili i lojës.

“Unë zgjodha Lazion sepse ata më kërkonin me patjetër. Mund të përshtatem me stilin e tyre të lojës. Ata kishin dy sulmues në formacion në pjesën më të madhe të sezonit”, tha Muriqi para mediave turke sot në aeroportin e Stambollit.

Sulmuesi ynë pritet të firmosë kontratë me Lazion për shumën 18 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco