Juventus nuk i ka humbur shpresat për Suárez

Juventus nuk i ka humbur shpresat për Suárez

08:42, 13/09/2020

Federico Cherubini, shef i transferëve i skuadrës italiane, bëhet me dije që ata do të punojnë për të nënshkruar me su lmuesin Luis Suarez nuk është ftuar në listën e Barçës për miqësoren e tyre të parë parasezonale me Nastic de Tarragona, një shenjë që tregon se e ardhmja e tij nuk pritet që të jetë në fanellën e Barcelonës. Uruguaini kishte një ofertë nga Juventusi në Torino, por ajo po shtyhet për shkak se ai nuk ka ende pasaport italiane në Serie A, një gjë që nuk duket se i shqetëson liderët e klubit italian nëse bazohemi në fjalët e fundit të Cherbini që ka thënë se nënshkrimin mund ta bëjnë edhe pa këtë gjë.

“Su lmues i ri në qendër? Ne po punojmë këtë. Nëse jemi optimis për Suarez? Gjithmonë ka shpresë”, ka thënë Cherubini në një deklaratë për portalin ‘Calciomercato.it’. Kështu që, Juventus po vazhdon të besoj që do ta transferojë Suarezin pavarësisht pengesave burokratike që mund të dalin në transferimin e uruguaianin, pasi që duhet ta përfundojë provimin e italishtes për pasaportën.


Pas
Shenjat me fat për sot

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco