Skuadra shqiptare Deçiq 'tronditi' me fitore Malin e Zi

Skuadra shqiptare Deçiq 'tronditi' me fitore Malin e Zi

23:00, 12/09/2020

Klubi Futbollistik shqiptare Deçiq nga Tuzi i Malit të Zi, ka shënuar fitoren e dytë në elitën e futbollit malazez! Deçiq si mysafirë triumfoi me rezultat 2:0 kundër Zetës së Gullobovcit.   

Tani më renditet e dyta në listë me 8 pikë, pas Podgoricës e cila ka 10 pikë, duka u pasuar nga skuadra Rudari me 6 pikë. 

Deçiq po tregon formë të lartë, treguesi më i mirë është se për 4 ndeshje kanë shënuar dy fitore dhe dy barazime, ende pa humbje. Ajo që fascinon të gjithë, plot 360 minuta nuk kanë pësuar as gol, duke treguar se ka mbrojtjen më të fortë në ligë.

Skuadra nga Tuzi triumfoi me golat e Anxhello Rudoviç, i cili realizoi nga goditja e lirë në pjesën e parë përkatësisht në minutën e 36-të dhe Ognjen Rolloviç vulosi fitoren me rezultat 0:2 në fund të ndeshjes.  Pas javës së katërt, Deçiq është në vend të dytë me 8 pikë apo ka dy pikë më pak se lideri i Podgorica, ndërsa Zeta zë pozitën e nëntë me 1 pikë.

Rezultatet

Buduçnosti - OFK Titograd 3:1

Zeta - Deçiq 0:2

Jezero - Sutjeska 0:2

Iskra - Podgorica 1:1

Rudar - Petrovac 1:0

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco