VIDEO/ Barcelona e nis me fitore epokën e re nën drejtimin e Koeman

VIDEO/ Barcelona e nis me fitore epokën e re nën drejtimin e Koeman

21:22, 12/09/2020

Epoka Koeman fillon mirë për Barçën. Pas disa problemesh në klub, Barcelona u rikthye këtë të shtunë në fushë, në një miqësore ndaj Gimnastic de Tarragona në stadiumin “Johan Cruyff”.

Një takim që vendasit e nisën me këmbën e djathtë, falë golit të shënuar nga Ousmane Dembele dhjetë muaj pas ndeshjes së tij të fundit zyrtare me blugranët (1-0, 6).

Katalanasit dyfishuan rezultatin pas një penalltie të fituar nga Gerard Pique dhe të shndërruar në gol nga Antoine Griezmann (2-0, 17).

Javier Bonilla mendoi të rihapte ndeshje për Gimnastic, duke realizuar një gol nga jashtë zone (2-1, 31). Megjithatë, Philippe Coutinho i dha sërish avantazhin e dy golave Barçës. Braziliani u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke mposhtur portierin kundërshtar (3- 1, 51).

Fillimi inkurajuese para miqësores kundër Gironës dhe veçanërisht javës së parë të La Liga kundër Villarreal më 27 shtator.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco