Diego Simeone rezulton pozitiv me Covid-19

Diego Simeone rezulton pozitiv me Covid-19

21:52, 12/09/2020

Këtë të premte, testet për koronavirus u kryen në të gjithë skuadrën e Atletico Madrid dhe trajneri argjentinas Diego Simeone, 50 vjeç, doli pozitiv. Trajneri i “ Los Colchoneros” është i izoluar në shtëpi, ku tashmë po respekton një periudhë karantine, që korrespondon me dy javë. Atletico de Madrid pritet të fillojë sezonin  e ri të La Ligas më 27 Shtator, në “Wanda Metropolitano”, kundër Granada-s.

"Ekipi i parë dhe stafi iu nënshtruan këtë të premte testeve për koronavirus pas kthimit nga grumbullimi në “San Rafael” në Los Angeles.

Dhe në këto teste trajneri ynë, Diego Pablo Simeone, rezultoi pozitiv me Covid-19. Për fat të mirë, tekniku ynë nuk paraqet ndonjë simptomë dhe është në shtëpinë e tij i izoluar ”, deklaroi klubi i Atletico Madrid.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco