Shënohen 5 gola vetëm në pjesën e parë, spektakël në Liverpool - Leeds

Shënohen 5 gola vetëm në pjesën e parë, spektakël në Liverpool - Leeds

19:15, 12/09/2020

Është mbyllur pjesa e parë midis Liverpool dhe Leeds, e vlefshme për javën e 1 në Premier League.

“Të kuqtë” po fitojnë me rezultatin 3-2 ndaj miqëve.

Rezultati u zhbllokua shpejtë nga skuadra e Liverpool, me Salah që ktheu në gol në penallti (minuta e 4-rt). Mirëpo vetëm pak minuta më vonë Leeds arrin të barazoi me anë të Harrison (minuta e 12-të).

Van Dijk ktheu sërish në avantazh Liverpool-in (minuta e 20-të), mirëpo mbrojtësi holandez bëri një gabim trashanik në minutën e 30-të, duke i dhuruar një top, sulmuesit kundërshtar, i cili arriti ta kthente në gol.

Megjithatë, Salah me një goditje fluturimthi ktheu sërish në avantazh skuadrën e Jurgen Klopp.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco