Sadiku flet për transferimin te Erzurum: Gjithçka ndodhi shumë shpejt, synimi im më i madh është...

Sadiku flet për transferimin te Erzurum: Gjithçka ndodhi shumë shpejt, synimi im më i madh është...

22:02, 11/09/2020

Futbollisti i Shqipërisë Armando Sadiku u shpreh për herë të parë si lojtari më i ri i Erzurumsporit.
Image
Ish-sulmuesi i Malagës dhe Levantes deklaroi se nuk ka shumë informacione për Erzurumsporin, por objektivi i tij është të japë gjithmonë maksimumin për skuadrën. Edhe pse nuk ka shumë informacione për ekipin dhe qytetin e ri, Sadiku deklaroi se ndihet i lumtur që është në Erzurum.

“Transferimi u krye shumë shpejt. Patëm një takim me presidentin. Gjatë bisedës, presidentin Husein Ynesh më foli për klubin, komunitetin e tifozëve dhe atmosferën familjare që ekziston këtu. Pas bisedës mund të them se mora shumë përshtypje pozitive. Fillova të mendoj. Vendosa se ky është vendi i duhur për mua. Gjithçka ndodhi shumë shpejt brenda një jave me transferimin tim.  Nuk e kam gjetur mundësinë ta vizitoj hsumë Erzurumin. Di pak për këtë vend. Sigurisht, që mendoj se do të jem i lumtur këtu dhe kam kontrolluar në internet. Synimi im më i madh është të kontribuoj sa më shumë të mundem. Gjëja më e rëndësishme për mua është suksesi i skuadrës. Dua të luaj në 100%-shin”, deklaroi Armandi Sadiku.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco