Do të transferohesh tek Juventusi? Ja çfarë thotë Giroud...

Do të transferohesh tek Juventusi? Ja çfarë thotë Giroud...

21:33, 11/09/2020

Sulmuesi i Chelsea, Olivier Giroud ka “mbetur i befasuar” me spekulimet mediatike të cilat kanë përfolur për një kalim tek Juventusi.

 “Janë shumë lart nga e vërteta. Isha i befasuar kur mora mesazhe nga shokët që folën për thashethemet me Juventusin”, tha Giroud për Telefoot sot.

“Jam lojtar i Chelsea dhe ndihem mirë ku jam. Nuk kam përfunduar si duhet në dy sezonet e fundit por nuk është që nuk kam lënë gjurmë”, u shpreh Giroud.

Sky Sport Italia ka shkruar mbrëmë që Juve po e sheh Giroud si një opsion real nëse dështon për ta transferuar Luis Suarez dhe Edin Dzeko.

Është thënë se marrëveshja mund të kryhet për pesë milion dhe sulmuesi mund të nënshkruajë kontratë dy vjeçare për 4.5 milionë euro në sezon.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco