Sarandë: I rrëmbeu çantën me para kambistit dhe iku me vrap, hajduti rezulton emigrant pakistanez

Sarandë: I rrëmbeu çantën me para kambistit dhe iku me vrap, hajduti rezulton emigrant pakistanez

12:49, 30/09/2023

Sarandë - Një i ri i ka rrëmbyer kambistit me inicialet B.K çantën me lekë dhe iku me shpejtësi. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë tek parku "Miqësia" në qendër të qytetit në Sarandë. 

Kambisti ka bërtitur dhe zëri i tij është dëgjuar edhe nga punonjësit e Policisë Bashkiake që ndodheshin për normalizimin e trafikut rrugor te kryqëzimi afër vendit të ngjarjes, të cilët i’u  vunë  pas grabitësit.

Pas një ndjekjeje nëpër rrugica, hajduti është kapur nga punonjësit e Policisë Bashkiake dhe i është dorëzuar forcave të Policisë së Rendit në Sarandë, të cilët po hetojnë për ngjarjen. 

Sipas burimeve mësohet se hajduti është shtetas pakistanez, për të cilin ende nuk ka informacion se pse ndodhet në Sarandë."

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco