SYRI TV/ Kryebashkiakët e PS dekonspirojnë Edi Ramën - mbi 7 mijë punonjës administrate në Athinë

13:43, 15/05/2024

Mbi 7 mijë punonjës të administratës, me urdhër të Edi Ramës udhëtuan nga Shqipëria për të mbushur sallën në Athinë ku do të mbante takim kryeministri. Emisioni “Piranjat” ka dekonspiruar takimin e kryeministrit, ku kryebashkiakët socialistë kanë konfirmuar devotshmërinë për të zbatuar porosinë që të mbushnin sallën me vartësit e tyre. Kryebashkiaku i Librazhdit Mariglen Disha dhe Tërmet Peçi i Tepelenës kanë folur për emisionin “Piranjat” teksa prinin karvanin e autobusëve nga Shqipëria drejt Greqisë.

Nga SYRI TV

Për t’i krijuar idenë e mbështetjes dhe pjesëmarrjes masive në mitingun e mbajtur në Athinë, kryeministri EdI Rama ka detyruar administratën publike që të udhëtojnë drejt kryeqytetit grek, për të përmbushur propagandën qeveritare. Emisioni “Piranjat” e ka demaskuar deri në fund këtë miting, duke faktuar marrjen e administratës me vete për t’i bërë karshillik emigrantëve, që u detyruan të largohen nga vendi për shkak të keqqeverisjes e zhytjes së vendit në mjerim.

Sot “Piranjat” kanë publikuar një tjetër video, ku kryebashkiaku socialist i Librazhdit, Mariglen Disha ka konfirmuar se nga Shqipëria për në këtë miting kanë udhëtuar të paktën 7 mijë veta.

Por jo vetëm Disha i Librazhdit, por të gjithë kryebashkiakët janë detyruar t’i prijnë autobuzëve të administratës për të mbushur sallën e takimit të Edi Ramës. Një ditë më parë ishte kryebashkiaku i Tepelenës e këtë herë Tërmeti u dekonspirua nga bashkëpunëtori që mbante në krah.

Autobuzët që kishin sjellë administratën nga Shqipëria ishin parkuar jashtë sallës së takimit, ku prisnin që me mbylljen e mitingut, menjëherë t’i transportonin sërish për në Shqipëri.

E ky organizim u konfimua edhe nga drejtuesit e autobusëve, që ishin pajtuar që këtë herë të ndryshonin itinerarin e të qëndronin në gatishmëri, sapo takimi të mbyllej.

Por ndërsa Mariglen Disha i Librazhdit dhe Tërmet Peçi i Tepelenës ishin vetë protagonistë të intervistave të gazetarëve, Armando Subashi zgjodhi të sakrifikojë Drejtorin e Teatrit Bylis, që për “Piranjat” tregoi se jo vetëm Qendra e Kulturës, por edhe e gjithë bashkia ishte në këtë takim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco