TV Inceneratori mashtron qëllimisht për Berishën për akuzën

TV Inceneratori mashtron qëllimisht për Berishën për akuzën

13:04, 26/05/2024

Top Channel, i njohur ndryshe si TV Inceneratori, zgjodhi të bëjë një mashtrim të hapur në një kronikë për kreun e opozitës, Sali Berisha.

Në kronikë thuhet se Berisha, i cili është nën akuzë, ka sulmuar ashpër kreun e SPAK, Altin Dumani.

Që këtu nis mashtrimi i madh. Kreu i opozitës nuk është nën akuzë dhe prej muajsh mbahet në arrest shtëpiak në mënyrë të paligjshme.

Nëse Top Channel do vepronte në interes të publikut dhe në funksion të detyrës si media e pavarur, do alarmohej nga fakti se kreu i opozitës mbahet në arrest pa akuzë.

Por kjo nuk mund të pritet nga TV Inceneratori.

Megjithatë ka një arsye pse TV Inceneratori vendosi të bëjë këtë mashtrim pikërisht tani.

Shpifja vjen pasi kryetari i PD deklaroi se SPAK dhe policia e kanë të zbardhur vrasjen e rojes së pafajshme të Top Channel, por nuk veprojnë.

Duket se vete Topi nuk është i interesuar që vrasësit të marrin ndëshkimin e ligjit dhe kanë kaluar në shpifje ndaj Sali Berishës.

Berisha pyet Dumanin: Pse e mban të fshehtë dhe në mbrojtje terroristin që shkrehu breshëri mbi Top Channel dhe vrau rojen e pafajshme aty?

Ky është Altin Zamani, ky kriminel që arkivon krimet më monstruoze elektorale ndaj shqiptarëve.

Ky kriminel që arkivon dhe fsheh lidhjet e tmerrshme me krimin të Edi Ramës dhe lejtnantëve të tij.

Do i bëjmë një pyetje sonte: po pse e mban të fshehtë dhe në mbrojtje ti terroristin që shkrehu breshëri mbi Top Channel dhe vrau rojen e pafajshme aty?

Ka 6 muaj që policia e shtetit ka deklaruar se është kapur autori i aktit terrorist.

Atëherë, çfarë ke ti, kush të urdhëron ti?

Edi Rama të urdhëron të fshehësh një terrorist që vrau një njeri të thjeshtë?

Vrau një roje. Po pse çfarë ishte ai, njeri pa emër ishte ai që u vra në krye të detyrës.

Ja pra miq, ky është Altin Zamani, që ka vetëm një preokupim madhor se duhet të ndryshojë Kushtetutën për karrigen për menderen e tij.

Pas 9 vitesh, edhe Gjykata Kushtetuese, edhe Gjykata e Lartë gjithnjë kanë pasur 7 apo 9 vite.

Kurse atij i duhet Aranit Çela avi, përjetë.

Të jesh i bindur se mund ta ndryshojnë këta hajdutë Kushtetutën, por asgjë nuk të shpëton ty nga ligji dhe drejtësia.

Nga Kushtetuta dhe e drejta.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco