Tubimi ministror/ Berisha me foto: Paraqiten mërgimtarët e parë të Italisë në takim me Ramën!

Tubimi ministror/ Berisha me foto: Paraqiten mërgimtarët e parë të Italisë në takim me Ramën!

12:56, 26/05/2024

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka publikuar me ironi, fotot e një emigranti shqiptar në Milano të Italisë, në të cilat dëshmohet sërish, si në Greqi, prania e zyrtarëve të lartë të qeverisë dhe të pushtetit lokal në fushatë me Kryeministrin Edi Rama edhe jashtë vendit.

Konkretisht në fotot e bëra nga emigranti Ilir Nika, shihen: kryebashkiaku Erion Veliaj, ministri Ulsi Manja dhe kryebashkiakët Pjerin Ndreu dhe Rakip Suli.

Diçitura që i ka vendosur Berisha fotove, përmbledh situatën qesharake: “Paraqiten mërgimtarët e parë të italisë në takim me Ramën”, shkruan kreu i PD.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco