VIDEO/ ‘Piranjat’ demaskojnë takimin e Ramës, administrata zhvendoset në Athinë

21:37, 17/05/2024

Kryeministri Edi Rama nisi turin e takimeve me emigrantët nga Greqia. E diela e 12 majit do të mbahet mend për deklaratat e forta të liderit dhe heroit të ri të shqiptarëve, Skënderbeut të kohëve moderne.

Ekipi i Piranjave i kryesuar nga gazetari Eraldo Harlicaj udhëtoi së bashku me shumë shqiptarë të tjerë drejt stadiumit ‘Galatsi’. Atmosfera ndihej që te dogana e Kakavijës dhe fluksi i madh kalimeve të shqiptarëve.

Parkingu i stadiumit ishte i mbushur me targa shqiptare, ndërsa gazetarët e infiltruar të Piranjave arrijnë të ndërtojnë puzzle-in e plotë të takimit. Gjithçka e dokumentuar nga hyrja e deri te mbarimi i takimit.

Bisedat me administratën e ardhur nga Elbasani, Cërriku, Përmeti, Tirana, Gjirokastra, Vlora e Lushnja e bëjnë më të plotë situatën. Piranja Eraldo Harlicaj pati ballafaqime dhe me kryetarin e bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, që ‘tradhtohet’ nga shoqëruesit e tij e deri te shifrat krenare të Mariglen Dishës, kryetarit të Librazhdit.

Pjesë e takimit të Ramës kanë qenë dhe gjimnazet e Fierit, pa harruar teatrin e ‘Bylisit’ me drejtorin Klajdi Marku, i detyruar të dorëhiqej.  

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco