Berisha-Dumanit: Nuk ke turp që e thërret pas katër vitesh njeriun që ka mbledhur për djegësin 17 firma në 24 orë?

Berisha-Dumanit: Nuk ke turp që e thërret pas katër vitesh njeriun që ka mbledhur për djegësin 17 firma në 24 orë?

20:34, 17/05/2024

Pas thirrjes në SPAK të Engjëll Agaçit, ka reaguar kryedemokrati Sali Berisha.

Gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, Berisha akuzoi drejtuesin e SPAK se, ka thirrur pas 4 vitesh, njeriun që mblodhi 17 firma brenda 24 orësh për inceneratorin e Tiranës.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Miqtë e mi, në të katër anët e vendit bien sirenat e krimit, sirenat e hajnisë, sirenat e varfërisë dhe mjerimit të shqiptarëve.

Sot, njëri nga eksponentët më mafiozë, më të zi të pushtetit, Don Agaçio Dhuratmadhi, pas protestave tuaja të fuqishme, u thirr në Skrapin e partisë.

T’i drejtojmë një pyetje Altin Zamanit: po nuk ke turp mo që e thërret pas katër vitesh njeriun që ka mbledhur për djegësin 17 firma në 24 orë?

Njeriun, mafiozin që si kurrë në historinë e këtij shteti, ka nxjerrë 9 vendime në 8 orë, për vendimin e djegësit.

I ka publikuar të nesërmen në Fletoren Zyrtare sikur të ishte emergjenca e të gjitha emergjencave.

Ky është një mafioz i zi, i cili ka firmën e tij mbi prokurimin e ndaluar me ligj, prokurimin me negociata të mbyllura.

Është mafiozi Agaçio që pasi me shkrim i thuhet nga drejtori i prokurimeve se prokurimet me negociata të mbyllura janë të ndaluara, janë jolegjitime, firmos për prokurimin me negociata të mbyllura pa asnjë rival, por vetëm me kompaninë e Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Zamani, ky produkt krimi, në vend që ta mbante aty, ta çonte te 313-a, i thotë se të thirra si person që ke dijeni, një krimineli i cili me porosi të bosit të tij mafioz, Edi Ramës, firmosi për t’i dhënë 8 pikë, një kompanie që nuk kishte pronar, nuk kishte menaxher, nuk kishte seli, që nuk ishte e regjistruar kund mbi dhe, por që mbi të gjitha mafiozin Agaçio e kishte njoftuar me shkrim një ministre.

Pra, kalojnë 4 vjet dhe vetëm pas katër vitesh, Dumani i krimit e thërret ‘na fal se të ftuam si person në hetim’. Një mafioz i bërë i famshëm tani në analet e mafies italiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco