VIDEO/ Berisha: Shpopullimi, mjerimi dhe varfëria kanë një emërues të përbashkët, Edi Ramën

VIDEO/ Berisha: Shpopullimi, mjerimi dhe varfëria kanë një emërues të përbashkët, Edi Ramën

17:47, 17/05/2024

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha me anë të një video mesazhi, shprehet se mjerimi, shpopullimi, varfëria e Shqipërisë, kanë një emërues të përbashkët.

Ata janë, Edi Rama dhe banda e tij e hajdutëve.

‘Shpopullimi, mjerimi dhe varfëria e Shqipërisë kanë një emërues të përbashkët, vjedhjen e Edi Ramës dhe bandës së tij’, shkruan kryedemokrati Sali Berisha në Facebook.

Mesazhi i plotë i kreut te PD-se, Sali Berisha: 

Në këtë betejë jetike, vendimtare për fatet e një kombi që ka njohur këto 10 vite hemorragjinë më të tmerrshme kombëtare.

Ka njohur këto 10 vite shpopullimin që nuk e ka njohur kurrë në histori.

Ka njohur largimin nga Shqipëria të mbi 1.1 milion shqiptarëve, të mbi 700 mijë të rinjve të këtij vendi.

Ka njohur largimin më të madh të të rinjve dhe adoleshentëve, pas Sirisë, vendi i dytë në botë.

Të dashur miq!

Sirenat e alarmit mbi në të katër anët e vendit.

Varfëria dhe mjerimi rriten nga muaji në muaj.

Të gjitha këto kanë një emërues të përbashkët, kanë një shkak të përbashkët: vjedhjen, vjedhjen dhe vjedhjen e qytetarëve shqiptarë nga Edi Rama dhe banda e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco