Vizita në Prokurorinë e Tiranës/ Meta: Thelbi i ‘Ramformës’ për të kapur të gjithë sistemin e drejtësisë

Vizita në Prokurorinë e Tiranës/ Meta: Thelbi i ‘Ramformës’ për të kapur të gjithë sistemin e drejtësisë

21:04, 15/05/2024

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar edhe vizitën e tij në Prokurorinë e Tiranës, ku sipas tij ka shkuar vetë dhe ishte hera e parë për të.

Në emisionin ‘ngA Kalaja’, Meta u shpreh se ka bërë mirë që ka shkaur pasi ka parë gjendjen në të cilën sipas tij është katandisur institucioni.

Sipas Metës, thelbi i ‘Ramaformës’ ka qenë vetëm qëllimi i kryeministrit Edi Rama për të kapur të gjithë sistemin e drejtësisë dhe për të kapur nën kontroll sistemin në drejtësi dhe për të favorizuar disa prokurorë për t’i përdorur për qëllime politike.

Meta: Ishte hera e parë që shkova në Prokurorinë Tiranës dhe bëra mirë që shkova, për të kuptuar gjendjen shumë të rëndë se si e ka katandisur Ramaforma Prokurorinë e Tiranës dhe të gjitha Prokuroritë e tjera sepse vura re se në një dhomë as tre me tre, punonin tre veta, ku ndërkohë që dhoma ishte zënë me dosje ku me shumë siguri nuk kishin ku të magazinoheshin apo arkivoheshin.

Një Prokurori e palyer, që nuk kishte lidhje me një institucion shtetëror, aq më pak në një instutucion drejtësie. Për të mos folur edhe për probleme të tjera dhe ky është thelbi i ‘Ramaformës’ pasi kujdesi i tij ka qenë vetëm për të kapur të gjithë sistemin e drejtësisë dhe për të kapur nën kontroll sistemin në drejtësi dhe për të favorizuar disa prokurorë për t’i përdorur për qëllime politike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco