Berisha publikon videon e kryebashkiakut të PS: E pohojnë me gojën e tyre se në Athinë jemi mbi 7000 vetë nga Shqipëria!

Berisha publikon videon e kryebashkiakut të PS: E pohojnë me gojën e tyre se në Athinë jemi mbi 7000 vetë nga Shqipëria!

12:52, 15/05/2024

Mbrëmjen e 12 majit, vetëm pak orë pas përfundimit të mitigut të Edi Ramës në Athinë, lideri i opozitës Sali Berisha tha para mbështetësve të tij këto fjalë: “ U bënë shpenzime kolosale, u kontraktuan çartera dhe u shpërndanë 2-300 litra naftë për person. U shpenzuan pothuajse 1 mln euro për "show"-n e Edi Ramës me të cilin kërkonte që të mbulonte super-skandalet, vjedhjet e veta, të Erion Veliajt dhe suitës së tij... T’u biesh tam tameve se do vij e do vij, të mbledhësh soj e sorollop, trafikant, delinkuent, kriminel, me Pirina e Bufëra etj, e të shkosh atje e të mos gjesh një njeri të vetëm të të thotë “faleminderit që erdhe”, të të japë një përshëndetje në emër të familjes së tij, të komunitetit,por të mbetesh në përshëndetjen e Elisës nuk ka mjerim më të madh, nuk ka turpërim më të madh.”

Jo më vonë se një ditë më pas, kjo deklaratë e z. Berisha u vërtetua nga fjalët e një zyrtari vendor, Drejtorit të Teatrit Bylis të Fierit, Klajdit Markut dhe u përforcua kur Marku, pas publikimit të videos nga "Piranjat", u kthye në “ish-Drejtor”, sepse Rama urdhëroi shkarkimin e tij  të menjëhershëm nga detyra.

Por, e vërteta që s’mund të fshihet për administratën shqiptare që u derdh në Athinë me urdhër të Qeverisë dhe të PS-së, vjen edhe nga një burim tjetër pak më lart, nga një i zgjedhur vendor - Kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Mariglen Disha, që edhe ai, i pyetur nga "Piranjat" shprehet se në Athinë kanë shkuar rreth shtatëmijë persona nga Shqipëria.

Lideri i opozitës, Sali Berisha, e ka publikuar këtë video sot në Fb me një shënim fare të shkurtër: “Pohojnë me gojën e tyre.  Ky është Mariglen Disha, kryetar i bashkisë Librazhd dhe pohon me gojën e tij se në Athinë jemi të paktën 7000 vetë nga Shqipëria. Uroj të mos ketë fatin e drejtorit të Fierit!”, vërejti Berisha në përfundim.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco