Berisha: Arrestimi i Gjokës dhe Bistrit është meritë e Europolit! Transkriptet të çojnë te kreu i Meduzës

Berisha: Arrestimi i Gjokës dhe Bistrit është meritë e Europolit! Transkriptet të çojnë te kreu i Meduzës

13:16, 27/07/2023

Kryetari demokrat, Sali Berisha tha sot se arrestimi i Pëllumb Gjokës dhe Oltion Bistrit është meritë e Europolit.

“Të gjithë ata që zbatojnë ligjin, do kenë mbështetjen e plotë të PD.

Por arrestimi i Gjokës dhe Bistrit dhe prokurorit Lita dhe zyrtarëve të tjerë, është meritë e Europolit, partnerëve tanë, që kanë sjellë këtu transkriptimin e telefonave, SKY, Encrochat, ECC, në të cilët Shqipëria del vendi më i pasur. Në territorin e Shqipërisë janë 8 mijë përdorues telefoni, ndërtesa e Këshillit të Ministrave del kudo me llamba të kuqe aty ku vëzhgojnë.

Edhe njëherë, mirënjohje të thellë organeve të zbatimit të ligjit të vendeve të BE.

Thirrja ime është që të instalojnë njësi të posaçme, në bashkëpunim dhe po të jetë nevoja të bëjmë një ligj, që në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, të zbardhin të gjithë arkivën e tmerrshme që janë kryer me bekimin, lidhjen dhe nxitjen e politikanëve shqiptarë dhe përfitimet e tyre.

Unë thashë, duke shprehur mirënjohjen, ju informoj gjithashtu se ky është vetëm fillimi i SKY-regjistrimeve.

Akti i parë ishte atentati ndaj prokurorit Ndoja. E sollën ata të zbardhur, të plotë. Operacioni i dytë i madh është operacioni Gjoka-Bistri-Lita. Pra, këto janë hapat e para. Regjistrimet çojnë direkt te kreu i Meduzës dhe bashkëpunëtorët e tij,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco