Mercenarët e Bashës rrëzojnë Bardhin: Nuk ke tagër të mbledhësh Kuvendin

Mercenarët e Bashës rrëzojnë Bardhin: Nuk ke tagër të mbledhësh Kuvendin

22:47, 26/07/2023

Mercenarët e Lul Bravës u mblodhën dhe shqyrtuan kërkesën e paraqitur nga kryesia e vulës mbi vendimin Sekretarit të Përgjithshëm të partisë, Gazmend Bardhi për thirrjen e kuvendit kombëtar.

Në përfundim Komisioni in Etikës vendosi  “Shfuqizimin e vendimit numër 59, datë 22.07.2023 të Sekretarit të Përgjithshëm me titull “Për thirrjen e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë” si një akt absolutisht të pavlefshëm e në kundërshtim me Statutin e Partisë Demokratike.”

Njoftimi nga Komisioni i Apelimit, Integritetit dhe Etikës pranë PD

Komisioni pasi shqyrtoi kërkesën e paraqitur nga Kryesia e Partisë Demokratike e përfaqsuar nga

përfaqsuesi Indrit Sefa vlerëson se:

- Sekretari i Përgjithshëm nuk ka tagrin tê përcaktojë një rend dite, në rastin e thirrjes sê mbledhjes së Këshillit Kombëtar sipas pikës 4 të nenit 46, të ndryshëm nga “Komandimi i Nënkryetarit në detyrën e Kryetarit të Partisë”.

- Rendi i ditës i mbledhjes së Këshillit Kombëtar, të thirrur nga Sekretari i Përgjithshëm, sipas pikës 4 të nenit 46 nuk mund tê ketë asnjë pikë të ndryshme dhe më shumë se Komandimi i Nënkryetarit në detyrën e Kryetarit të Partisë.

- Dorëheqja nuk ështê një akt që mund të merret në shqyrtim apo të miratohet pasi marrja në shqyrtim apo miratimi i saj nënkupton mungesën e vakancës që është parakushti kryesor për thirrjen e mbledhjes së Këshillit Kombëtar sipas pikës 4 të nenit 46.

- Votimi për marrjen e vendimit për komandimin e Nënkryetarit në detyrën e Kryetarit bëhet me procedurën e votimit të fshehte. Mbledhja online e Këshillit Kombëtar shkel parimin e fshetësisë së votës e për pasojë kjo procedurë është e papajtueshme me Statutin e Partisë.

- Nga burimet arkivore aktet dhe rrethanat e marra në shqyrtim nuk rezulton qe Rregullorja e Brendshme për Organizimin dhe Funksionimin e Këshillit Kombëtar nuk rezulton të jetë një dokument i miratuar nga Këshilli Kombëtar. Për pasojë kjo Rregullore nuk ka fuqi juridike dhe nuk mund të jetë një akt mbi të cilin të mund të bazohet zhvillimi online i mbledhjes së Këshillit Kombëtar

Në përfundim Komisioni, në zbatim të nenit 54 të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë Vendosi:

- Pranimin e kërkesës së kërkuesit Kryesia e Partisë Demokratike të Shqipërisë.

- Shfuqizimin e vendimit numër 59, datë 22.07.2023 të Sekretarit të Përgjithshëm me titull “Për thirrjen e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë” si një akt absolutisht të pavlefshëm e në kundërshtim me Statutin e Partisë Demokratike.

- Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

- Vendimi i njoftohet Kryesisë së Partisë Demokratike, Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi dhe anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco