Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 47 vjeçari në Korçë

Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 47 vjeçari në Korçë

15:18, 28/05/2023

Një 47 vjeçar me iniciale A. F. është arrestaur pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij.

Sipas njoftimit të policisë, për bashkëshorten u plotësua kërkesëpadia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Njoftimi/ DVP Korçë

Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 5 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. F., 47 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, për të cilën u plotësua kërkesëpadia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

-Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. G., 47 vjeçe, banuese në fshatin Boboshticë, Korçë, pasi dyshohet se pas një konflikti, ka goditur me mjet të fortë, një shtetas.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. C., 28 vjeç, A. C., 31 vjeç, banues në Pogradec dhe P. C., 59 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, pasi gjatë një konflikti në fshatin Gështenjas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë goditur me grushte dhe me sende të forta, një 64-vjeçar.

-Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. Xh., 39 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco