Hetimet për inceneratorin e Fierit/ Kryemadhi: Qesharake, kokat e skemës janë lënë jashtë dosjes

19:46, 20/12/2022

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, komentoi në edicionin e orës 19:00 me Juli Krisafin në Syri Tv hetimet për inceneratorin e Fierit ndërsa në gjykatë janë 21 të pandehur, mes tyre Lefter Koka dhe Alqi Bllako.

Monika Kryemadhi deklaroi se inceneratorët janë pika kryesore për të vërtetuar nëse Reforma në Drejtësi do jetë realiste dhe e suksesshme. Kryemadhi tha se të pabesueshme dhe qesharake këtë hetim e bën fakti që janë lënë jashtë dosjes ata që kanë kryer veprat penale, persona të lidhur me Edi Ramën dhe PS-në.

"Me inceneratorin e Fierit, qeveria dhe pronari i inceneratorëve, Edi Rama, synon të mbyllë këto dosje me zinxhir viktimash apo mercenarësh që janë përdorur për realizimin e grabitjes së parave të qytetarëve shqiptarë."-tha Kryemadhi.

Kryemadhi deklaroi se ata të cilët kanë kryer veprën penale janë lënë jashtë dosjes së hetimeve, financuesit kryesorë të kësaj skeme korruptive.

"Bllako e Koka janë propozuesit e veprës penale, por ata që kanë kryer veprën penale janë lënë jashtë dosjes. Qesharak e bën këtë proces lënia jashtë e njerëzve që janë të lidhur drejtpërdrejt me Edi Ramën dhe PS-në."-tha Kryemadhi.

Nëse kjo çështje mund të trajtohet ndryshe me kreun e ri të SPAK, Altin Dumani, deputetja Kryemadhi theksoi se loja që u bë me këtë të fundit, ishte lojë politike për të larguar vëmendjen nga problematikat që ka Shqipëria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco