Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, plagoset një person, niset me urgjencë drejt Traumës

19:31, 20/12/2022

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë. Mësohet se një mjet tip 'Citroen' ka përplasur një person që udhëtonte me biçikletë.

Për pasojë drejtuesi i kësaj të fundit është plagosur rëndë. Burime bëjnë me dije se i plagosuri është nisur drejt Traumës në Tiranë.

Nga ana tjetër, drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia ndërsa grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco