Amnistia/ Ekspertja 'rrëzon' Ramën me shifra: E pamundur që një emigrant të ketë 2 mln € të padeklaruara

17:42, 20/12/2022

Ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj Kortoçi, komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv nismën e qeverisë për amnistinë fiskale. Ekspertja rrëzoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama me shifra, teksa u shpreh se është e pamundur që një emigrant të ketë 2 milionë euro të padeklaruara.

“Nga banka e Italisë kam disa të dhëna për remitancat e migrantëve shqiptarë, nga viti 2016-2022, për 6-mujorin e parë analizohet e njëjta periudhë rezulton që emigrantët kanë transferuar në Shqipëri, 32 mln euro për 6 mujorin e dytë të 2016, në 6 mujorin e dytë të 2022, 47 mln euro në total. Shuma ka ardhur në rritje dhe kjo tregon nevojën gjithnjë e më të madhe që kanë shqiptarët për këto remitanca.

Shqiptarët renditen të 13-ët në Itali në listën e emigrantëve të vendeve të ndryshme të botës, që vlerën e tyre e dërgojnë si remitancë në Shqipëri. Ligjore, pra, sepse i janë nënshtruar tatimeve. Kemi të bëjmë me një vlerë shumë të madhe. Mund të themi që vlera që dërgohet nga emigrantët ligjërisht, është një vlerë shumë e konsiderueshme.

Nëse marrim vlerë 48 mln euro, po ta pjesëtojmë për dy, i bie ta dërgojnë vetëm 24 veta këtë vlerë, pasi 48 mln euro i kanë dërguar mijëra shqiptarë që janë në Itali. Kjo tregon në këtë rast që të ekzistojë një emigrant që të ketë 2 mln euro të padeklaruar, është e pamundur.”-tha ekspertja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco