Rama: Do të marrim dronët turq, se hyra pa radhë, ngaqë kam mik Erdoganin

Rama: Do të marrim dronët turq, se hyra pa radhë, ngaqë kam mik Erdoganin

16:53, 20/12/2022

Gjatë një ceremonie në kryeministri, Edi Rama është shprehur se Shqipëria do të marrë disa dronë ‘Bajraktarë’ nga Turqia. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se, Shqipëria ka hyrë pa radhë, ngaqë ai e ka mik Erdoganin.

Rama në fjalën e tij, tha se ishte tepër e vështirë që të realizohej një marrëveshje e tillë, por sipas tij, mjafton të jesh në anën e duhur, ndërsa e konsideroi si tepër të rëndësishme atë për marrëdhënien dypalëshe, Shqipëri-Turqi, veçanërisht në fushën e mbrojtjes.

‘Të gjithë ne e dimë që kur vjen fjala për mjetet pa pilot, ‘Bayraktar’, ose dronët siç quhen ndryshe, nuk ka të bëjë vetëm me të pasurit e parave, por ka të bëjë edhe me faktin që të jesh i aftë që të kalosh dhe të shtysh në radhë, sepse radha është shumë e gjatë.

Do të thotë që duhet të jesh në anën e duhur. Sot është një ditë shumë e mirë për marrëdhënien tonë, për forcat tona të armatosura, por edhe të Ministrisë shqiptare dhe asaj turke të Mbrojtjes. Kjo është një marrëdhënie që po bëhet gjithmonë e më e mirë, një marrëdhënie e natyrshme dhe e ndërtuar përgjatë viteve dhe sot është në pikën e saj më të mirë.’

Shefi i qeverisë shqiptare bëri me dije se do të jenë mbi 30 persona, të cilët do të trajnohen nga drejtuesit e ‘Bayraktar’, për t’u përgatitur në mënyrën e duhur për të marrë në dorë frenat e punëve të bazës ajrore të Kuçovës.

‘Me këtë marrëveshje nuk po sjellim këtu thjesht teknologjinë më të mirë në këtë fushë, por sjellim gjithashtu një fushë të re njohurish. Janë mbi 30 persona që do të trajnohen nga ‘Bayraktar’.

Ata do të trajnohen, do të përgatiten, do të japin provime dhe do të bëhen gati për të drejtuar punët në bazën ajrore të Kuçovës.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco