EMRI/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

09:22, 05/08/2022

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën 29-vjeçarit shqiptar, Klajdi Tahiri, banues në Villanuova sul Clisi, në Desenzano të Italisë.

Sipas mediave vendase, aksidenti ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 7.30 të mëngjesit, në unazën që lidh Desenzanon me Sirmionen, pranë karburantit Q8.

Tahiri ishte në timonin e një Mercedes Vito dhe po udhëtonte drejt Veronës por për arsye ende të paqarta ai u përplas kokë më kokë me një kamion i ngarkuar me rrotulla çeliku. Përplasja ishte fatale pasi i riu shqiptar humbi jetën menjëherë dhe makina u shkatërrua në një grumbull fletë metalike.

Operacionet për largimin e automjeteve ishin komplekse dhe rruga u mbyll për një kohë të gjatë dhe u krijuan radhë kilometrash. Dyshimet e para të policisë janë për një parakalim të gabuar nga ana e 29-vjeçarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco