Pasi u fut me dhunë në banesën e tyre, një person kërcënon dhe u vjedh paratë çiftit nga Vlora

Pasi u fut me dhunë në banesën e tyre, një person kërcënon dhe u vjedh paratë çiftit nga Vlora

12:35, 16/07/2022

Një çift në Selenicë ka rënë pre e grabitjes nga një person, ki cili është futur në banesën e  tyre me dhunë.

Policia bën me dije se pasi i ka kanosur, ai u ka vjedhur një shumë parash që kanë pasur në banesë, dhe më pas është larguar.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 16.07.2022, rreth orës 10:00, shtetasja Y. F. ka njoftuar në Sallën Operative se në fshatin Brataj, Selenicë, një shtetas ende i paidentifikuar, ka kanosur atë dhe bashkëshortin duke hyrë me dhunë në banesën e tyre dhe u ka vjedhur një shumë parash, e më pas është larguar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco