FOTO/ Gomonia i kërcen përsipër dy pushuesve në plazhin e Jalës, të rinjtë përfundojnë në spital

FOTO/ Gomonia i kërcen përsipër dy pushuesve në plazhin e Jalës, të rinjtë përfundojnë në spital

12:23, 16/07/2022

Në plazhin e Jalës, një gomone që ka tentuar të dalë në breg, nuk ka arritur të ndalojë në kohë dhe si rrjedhim, drejtuesi i saj Gjergji Priftuli ka marrë përpara dhe ka lënduar një çift pushuesish, që ishin në breg.

Djali ka pësuar dëmtime në brinjë dhe në fytyrë, ndërsa vajza disa gërvishtje të lehta. Të dy personat janë dërguar në spitalin e Himarës duke marrë mjekim, ndërsa Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit lundrues. Dy pushuesit janë shqiptarë. Ata po qëndronin në breg në momentin kur janë goditur nga gomonia.

Policia e Himarës dha një informacion paraprak mbi ngjarjen:

“Sot, rreth orës 11:20, në plazhin e Jalës, shtetasi Gj. P., 37 vjeç, duke drejtuar një mjet lundrues tip (gomone), dyshohet se ka humbur kontrollin duke  dalë në breg. Si pasojë ka dëmtuar shtetasit A. S, 31 vjeç dhe E.GJ, 25 vjeçe, të cilët janë transportuar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco