Ricky Martin përballet me akuzat për inçest nga nipi i tij 21-vjeçar

Ricky Martin përballet me akuzat për inçest nga nipi i tij 21-vjeçar

10:29, 16/07/2022

Ricky Martin po përballet me akuzat për inçest nga nipi i tij 21 vjeçar, Dennis Yadiel Sanchez i cili pretendon se ata ishin në një lidhje për shtatë muaj, gjatë së cilës ai ishte ‘sulmuar fizikisht dhe psikologjikisht’ nga daja e tij.

Nëse këngëtari shpallet fajtor ai rrezikon deri në 50 vite burg.

Sipas një raporti të gazetës spanjolle Marca, një muaj më parë ndaj këngëtarit u lëshua një udhër arresti në Porto Riko për dhunë në familje.

Sipas urdhrit të nxjerrë në dritë nga gazeta El Vocero, Sanchez ka pohuar se Martin nuk e ka pranuar ndarjen e tyre dhe është parë duke u endur pranë shtëpisë së tij të paktën tre herë.

Identiteti i paditësit mbeti I fshehur deri kur vëllai i Ricky Martin, Eric zbuloi se kush po e padit portorikanin.

Një përfaqësues i Martin i quajti akuzat e abuzimit "krejtësisht të rreme dhe të fabrikuara" në një deklaratat për People në fillim të këtij muaji.

Ylli 50-vjeçar, i cili u pa në Los Anxhelos të premten duke filmuar mini-serialin e ri AppleTV+, është thirrur të paraqitet në gjykatë në Porto Riko më 21 korrik.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco