Tuchel: Broja nuk është në shitje!

Tuchel: Broja nuk është në shitje!

09:55, 16/07/2022

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel ka deklaruar se sulmuesi shqiptar Armando Broja nuk është në shitje.

Pas një sezoni në huazim te Southampton, djaloshi kuqezi mori vëmendjen e shumë klubeve – falë paraqitjeve të tij në Premier League.

West Ham United është një nga klubet më të interesuara për shërbimet e Brojës. “The Hammers” së fundi dërgoi një ofertë prej 38 milionë eurosh për të.

Megjithatë Tuchel ka thënë se nuk janë të interesuar ta shesin 20-vjeçarin.

“Armando Broja është lojtari ynë para së gjithash dhe tani nuk kemi asnjë interes ta shesim”, tha trajneri gjerman.

Broja është grumbulluar me “Blutë” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fazën parasezonale, por ditën e djeshme ka pësuar dëmtim dhe nuk dihet shkalla e saj.

Armando Broja ka kontratë me Chelsean deri më 30 qershor 2026.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco