Kievi: Ushtarët ukrainas zmbrapsin rusët nga Donetsk

Kievi: Ushtarët ukrainas zmbrapsin rusët nga Donetsk

09:39, 16/07/2022

Forcat ukrainase thonë se kanë bllokuar përpjekjen e trupave ruse për të marrë kontrollin e plotë të rrugës kryesore midis qyteteve Lysychansk dhe Bakhmut në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore.

Kjo u njoftua në Telegram nga kreu i administratës ushtarake rajonale Sergiy Gaidai. 

''Ushtarët ukrainas i zmbrapsën rusët me zjarr të fortë, duke i detyruar ata të tërhiqen'', komentoi Gaidai, duke kujtuar se "rusët kanë synuar të marrin kontrollin e kësaj rruge me rëndësi strategjike për më shumë se dy muaj", por ende e kontrollojnë vetëm pjesërisht.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco