FOTO/ Motërzimi PS-Basha vazhdon, ekskursion me lekët e taksapaguesve dhe me dashuri të madhe

FOTO/ Motërzimi PS-Basha vazhdon, ekskursion me lekët e taksapaguesve dhe me dashuri të madhe

16:30, 14/07/2022

Syri.net raportoi një ditë më parë për vizitën e një grupi deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë në SHBA. 

Lista e deputetëve është bërë nga Edi Rama dhe shpenzimet e këtij ekskursioni janë nga paratë e buxhetit të shtetit, nga xhepat e taksapaguesve. 

Mes deputetëve të mazhorancës, janë edhe dy deputete të opozitës, Jorida Tabaku dhe Orjola Pampuri. 

Këto dy të fundit në këtë vizitë nuk përfaqësojnë aspak Partinë Demokratike dhe opozitën, por agjendën e Edi Ramës dhe PS-së. 

Pra, janë me mision në SHBA dhe detajet e plota për qëllimet e mbrapshta të kësaj vizite të programuar nga Edi Rama do të zbardhen ditët në vijim. 

Dhe s'do shumë mend të kuptohet. 

Po të shohësh me vëmendje fotot e postuara nga deputetet sheh se aty s'ka asnjë dallim mes atyre që vetëquhen opozitare dhe deputetëve të Edi Ramës. 

Orjola Pampuri dhe Jorida Tabaku janë shkrirë në një me Anila Denajn, Etilda Gjonajn dhe Blendi Klosin, tre ish-ministrat e Edi Ramës që në çdo ditë të ushtrimit të funksionit të tyre si në qeveri ashtu edhe në veprimtarinë e përditshme politike, punojnë kundër demokratëve dhe opozitës. 

Por një gjë e tillë nuk u bën përshtypje figurave të sojit 'Basha' sepse tashmë ata janë njësoj. 

Madje po provohet ajo që është paralajmëruar që në krye të herës, motërzimi 'PS-Basha'. 

Mes tyre nuk ka asnjë diferencë në qëndrime, janë shkrirë në një dhe kanë një agjendë të përbashkët kundër demokratëve.

Kjo është e dukshme, kristal si drita e diellit!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco